Rrjeti social ‘Instagram’ po eksploron mënyra të reja që adoleshentët të verifikojnë moshën e tyre dhe të respektojnë rregullat e platformës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se është duke u testuar një provë në SHBA, e cila përqendrohet te përdoruesit që përpiqen të ndryshojnë moshën e tyre në aplikacion nga nën 18 në mbi 18-vjeç. Këta përdorues kanë tre mënyra për të verifikuar moshën e tyre: të ngarkojnë një foto të ID-së, t’u kërkojnë tre miqve të përbashkët të verifikojnë moshën e tyre ose të regjistrojnë një video selfie.
Nëse një përdorues zgjedh metodën e fotove me video, ‘Instagram’ ia kalon videot një ‘startupi’ me do duhet të skanohen tiparet e fytyrës në video për të konfirmuar moshën.