Kujdes se mund të helmoheni/ Ujësjellësi Fier thirrje banorëve: Mos konsumoni ujin e çezmës, rezulton me…

Ujësjellësi i Fierit ka njoftuar të gjithë qytetarët që të mos e konsumojnë ujin që vjen në rubinetin e tyre, pasi si pasojë e analizimeve laboratorike pas përmbytjeve në këtë qytet, rezulton me ngarkesë mikrobike.

Përmes një postimi në facebook, Ujësjellës Kanalizime Fier u bën thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin e çezmës vetëm për përdorim sanitar dhe jo ta konsumojnë atë.

NJOFTIM

Ne vijim te komunikimit ne lidhje me cilesine e ujit te pijshem ne Bashkine Fier, pas situates se krijuar si pasoje e permbytjeve, ju bejme me dije se:

Nga pergjigjet paraprake te mostrave te ujit te analizuara nga Instituti i Shendeti Publik, te 9 mostrat ne puset qe furnizojne me uje te pijshem Bashkine Fier (ne Kafaraj, ne Depo ne qafen e Koshovices dhe ne pika te rrjetit), rezultojne ngarkese mikrobike dhe jane Jo Konform Standartit Shteteror, ne baze te VKM 379 datë 25.05.2016,”Për Miratimin e Rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”.

Per kete arsye uji nuk rekomandohet per t’u konsumuar (si uje i pijshem per qytetaret), ai mund te perdoret vetem per perdorim sanitar (komunal) deri ne nje pergjigje te dyte nga ISHP. Faleminderit per mirekuptimin!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *