Aktivitete të paligjshne gjatë gjatë rrugës Bismarckstrasse kanë tërhequr vëmendjen e policisë gjermane ku në një ish-hotel kanë gjetur afro 1500 bimë kanabis.
Atje hetuesit gjetën dy burra që kujdeseshin për sasinë e dogës, e bëhej fjalë për dy të rinj shqiptarë, Erblin S., 32 vjeç dhe Eugert Q., 21 vjeç. Hetuesit kanë dalë në përfundimin se dy të rinjtë nuk ishin pronarët e vërtetë të drogës, por ata ishin punësuar për t’u kujdesur në rritjen e tyre. Më 1 mars 2021, të akuzuarit thuhet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Në fund, plantacioni mësohet se ishin në të 48 dhomat e ish-hotelit. Madje dhe bodrumi raportohet se ishte shndërruar në “kopsht”.
Autoritetet kanë mundur të zbardhin edhe skemën se si ndaheshin punët. Sipas tyre, njëri kujdesej për mbjelljen dhe plehrimin e bimëve, ndërsa tjetri me ndriçimin. Deri më tani mediat gjermane shkruajnë se janë arrestuar vetëm 2 shqiptarët dhe pritet që të shkohet në një rrjet më të organizuar kriminal.