Kujdesi ndaj shëndetit mendor, disa këshilla të rëndësishme

Shumica e njerëzve e dinë se si të kujdesen për shëndetin e tyre fizik – si për shembull duke u ushqyer mirë ose duke lëvizur çdo ditë. Gjithashtu, dihet nga të gjithë se një mjedis i pastër dhe një ambient i mirë pune sjellin avantazhe për shëndetin. Nga ana tjetër, shëndeti mendor nuk diskutohet pothuajse fare.  Askush nuk është i përsosur. Të njohësh veten do të thotë që i njeh dhe i përdor aftësitë e tua dhe e di se çfarë të kënaq.

Flit për problemet

Shumë gjëra nisin gjatë bisedës. Të flasësh për gjërat, të dëgjosh, t’i rregullosh gjërat, t’i sqarosh, të tregosh interes, t’i shprehësh gjërat më fjalë, të thuash çfarë të emocionin – janë gjëra që ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe presionit. Për të prekurit e shpesh, edhe për personat përreth, nuk është gjithmonë e lehtë të flasin hapur për shqetësimet që kanë. Por, nëse merr guximin të flasësh për problemet e tua me njerëzit e tjerë, shpesh nga të dyja anët lindin perspektiva të reja ose zgjidhje. Është në natyrën e tyre që njerëzit t’i ndajnë gëzimet dhe hallet.

Qëndro aktiv

Sill lëvizje në jetën tënde. Lëvizja fizike përbën një balancë të çmuar për jetën tonë të përditshme që shpesh është e mbushur me strese, vrull dhe mbingacmime nga mjedisi. Megjithatë, ne lëvizim gjithnjë e më pak. Si rregull praktik: njeriu duhet të lëvizë të paktën 2½ orë në javë, në formën e aktiviteteve të përditshme ose sportit. Këtu llogaritet çdo formë lëvizjeje mbi 10 minuta, gjatë së cilës pulsi dhe frymëmarrja përshpejtohen pak.

Mëso gjëra të reja

Mësimi është eksplorim! Të mësosh gjëra të reja do të thotë të nisesh në një udhëtim eksplorimi që të nxjerr nga rutina e përditshme, që të jep shtytje të reja dhe të ngre ndjenjën e vetëvlerësimit. Kush është i gatshëm të mësojë gjëra të reja, tregon gjithashtu se dëshiron të zhvillohet më tej, personalisht dhe nga ana profesionale. Kur mësojmë, nuk vëmë në lëvizje vetëm mendjen, por edhe të gjitha shqisat tona. Kurrë nuk është vonë të provojmë diçka të re.

Relaksohu

Gjej në qetësi forca të reja. Procesi i të menduarit është një rrjedhë e brendshme dhe e vazhdueshme pamjesh, mendimesh, një gjendje që zien përherë. Prandaj është e rëndësishme që pas një faze aktive të vijojë një fazë relaksimi dhe ripërtëritjeje. Kur jemi të çlodhur ndihemi mirë, jemi të qetë, të lirë dhe të gjallë. Kush është i çlodhur, mund ta kuptojë më mirë veten dhe të tjerët dhe të marrë vendime me qetësi. Relaksimi gjendet kudo dhe nuk kushton asgjë.

Kërko ndihmë

Të kërkosh ndihmë duhet guxim. Kush kërkon ndihmë, tregon forcë dhe jo dobësi. Ka njerëz që dëshirojnë të më ndihmojnë kur ua tregoj shqetësimet. Edhe sikur të kërkoj ndihmë, unë nuk jam njeri i dobët. Të kërkosh ndihmë do të thotë gjithashtu të fitosh besim të ndërsjellë. Kështu mund të veprosh sërish me gjallëri dhe të mos ndihesh i pashpresë pasi ke larguar brengat dhe shqetësimet. Në situata tepër të rënduara është e rëndësishme që njeriu të përqendrohet tek aftësitë e veta thelbësore, t’u kalojë të tjerëve detyrat dhe të marrë ndihmë. Kjo kërkon besim dhe besë – edhe tek të tjerët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *