Kujt do t’ia merrte mendja! Bora dhe Donaldi së shpejti me një surprizë të re

Moderatorët Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit. Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur.

Disa kohë më parë u përfol se së shpejti do të xhirojnë filmin e tyre të parë së bashku. Kujt do t’ja merrte mendja se edhe në këtë projekt do të “shfrytëzonin” historinë e tyre të bujshme. Po, është e vërtetë! Telenovela Bora-Donald, tani do të vijë edhe në formën e një seriali komedi.

Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv. Jeni të gjithë kuriozë, çfarë ka mbetur akoma nga historia e tyre për të parë? Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më.

Ata morën një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta kuptojnë se janë ribashkuar. Pas shumë muajsh, Bora dhe Donaldi nisën të ndiqeshin sërish në Instagram dhe ky veprim u mor gjithashtu si konfirmim i romancës.

Por vetë Bora vendosi të thotë fjalën e saj, duke postuar foton e parë krah aktorit në rrjetet sociale. Që nga ai moment nuk kanë munguar shfaqjet dhe fotot e tyre bashkë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *