Qeveria ka nxjerrë ditën e djeshme për këshillin publik variantin e fundit (sipas saj) të amnistisë fiskale.
E maskuar si një amnisti fiskale projektligji vazhdon të jetë thuajse 90% identik në gjithçka me propozimin e vjetër të para tre viteve për të cilin kam folur e debatuar gjerësisht.
E gjithë esenca e projektligjit rrotullohet në këmbënguljen e qeverisë për të falur ato persona që kanë kryer vjedhje, abuzime dhe akte korruptive duke u pasuruar.
Sipas projektligjit personat që kanë fshehur pasuritë e tyre të fituara përmes vjedhjes, korrupsionit apo krimeve të tjera përfshirë në kodin penal do të përjashtohen nga ndjekja penale nëse deklarojnë pasuritë e tyre brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Vendi më i korruptuar në Europë, qeveria më e korruptuar në Europë skandalet e së cilës përditë sot po angazhohet në këtë luftë kundër ndershmërisë dhe në favor të korrupsionit.
Draft ligji favorizon ato që për 30 vite kanë fshehur pasuritë dhe ndëshkon ato që për 30 vite kanë paguar një më një taksat dhe kanë qenë korrekt me ligjin dhe shoqërinë.
Është një rrugë e pandershme për të mbrojtur me ligj ato që kanë fshehur pasuritë e tyre korruptive duke i ruajtur me fanatizëm fshehtësinë e identitetit dhe deklarimit duke promovuar kështu ilegalin dhe banditin e mundshëm përpara qytetarit dhe ndershmërisë së këtij të fundit.
Amnistimi i pasurive deri në 2 mln euro nuk ka asnjë bazë dhe lidhje me emigrantët që kanë vite që jetojnë e punojnë jashtë edhe që vazhdimisht kanë kontribuar në vendin e tyre.
Amnistia fiskale dhe penale e kthen në legale procesin e pastrimit të parave ndërsa vendi është nën monitorim të ngushtë nga MoneVval dhe një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare.
Kjo amnistini shkatërron konkurrencën në treg, barazinë para ligjit dhe punën e ndershme. Promovon informalitetin, shmangien e taksave, legalizimin e shkeljes së ligjit:
Sot vlerësohet ai që e shkel ligjin jo ai që e respekton. Sot penalizohet ai që e respekton shtetin jo ai që punon me forma të kundra ligjshme për të minuar rregullat e shoqërisë sonë.
Nuk përbën habi kjo pasi shefi i mazhorancës ka treguar me inkriminim e politikës, përfshirjen e krimit të organizuar dhe korrupsionin galopant respektin e tij për ligjin.
Dalja e këtij ligji për konsultim pikërisht ditën kur Shqipëria nuk avancon për konferencën e parë ndërqeveritare është një sinjal i keq presioni për të treguar se kush do jetë drejtimi i Shqipërisë. Kjo “pengmarrje” e ligj bërjes dhe këto ligje me porosi pa shkatërrojnë ekonominë e tregut!