Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj në rrugën Sauk-Teg.
Burime për median bëjnë me dije se në banesën e tij në Sauk iu gjet jelek antiplumb. municione e kanabis.Për policinë, pistoleta e të cilën 27-vjeçari e mbante me vetë, dyshohet se i riu i druhej një atentati ndaj tij. Për këtë po verifikohet nëse viktima është përfshirë në ndonjë konflikt gjatë kohëve të fundit.
Sadikaj u vra 2 ditë më parë, pasi të riut me origjinë nga Berati i ishte vendosur një sasi prej 150 gramësh tritol. Me sa duket autorët kishin në vëmendje çdo lëvizje të tij dhe kanë pritur momentin e përshtatshëm për ta shpërthyer lëndën plasëse.
Sadikaj fillimisht doli me shenja jete nga makina dhe u dërgua në spital me plagë të rënda, ku humbi dhe jetën.