Familja mbretërore britanike do të pësojë disa ndryshime pas vdekjes së Princit Philip, sidomos në aspektin protokollar dhe vizual.
Sipas medias britanike ‘The Sun’, Charles do të shoqërojë Mbretëreshën në paraqitjet e saj të ardhshme, duke filluar me inaugurimin e Parlamentit.
Edhe pse kjo nuk është hera e parë që Charles merr një rol më aktiv në Buckingham (ai e ka bërë këtë që nga njoftimi i dorëheqjes së Dukës së Edinburgut në 2016), ai do ta marrë një rol më dominues në jetën publike.
Gjithashtu, në lidhje me këtë temë, burimet mbretërore zbulojnë se, Mbretëresha nuk dëshiron të ndryshojë protokollin e trashëgimisë dhe t’i japë kurorën William-it, kështu që ajo dëshiron që “Charles të marrë më shumë detyra në jetën mbretërore”.
/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/