Ledri Vula është një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar. Përpos talentit të tij në muzikë, Ledri dallon edhe për stilin e tij në të veshur apo edhe tatuazhet identifikuese.
Ai ka një numër të konsiderueshëm tatuazhesh në trupin e tij dhe së fundmi, koleksionit të tij i ka shtuar edhe një të ri.
Ky tatuazh mbart një kuptim mjaftë të veçantë. Këtë na e ka treguar vetë reperi me anë të një Instastory, ku ka shfaqur tatuazhin e ri në krahun e tij, i cili është një raketë dhe në të numri 99. Ledri ka shkruar gjithashtu “Nato 99” e siç duket i dedikohet luftës së Kosovës në vitin 1999.
Nga ana tjetër kujtojmë se Ledri dhe Sara Hoxha janë bashkë prej vitesh dhe janë prindër të një vajze 2-vjeçare të quajtur, Poem Vula.
Së fundmi, blogerja ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up” ku ka ndarë disa detaje interesante në lidhje me jetën e saj personale dhe planet e ardhshme me Ledri Vulën. E pyetur nëse është në planet e tyre një fëmijë tjetër, Sara nuk hezitoi të shprehnte një dëshirë të saj të hershme, për ta bërë Poem me një motër.
“Po patjetër, kam shumë dëshirë t’i bëj dhe një motër. Mendoj se duhet një motër. Unë i kam xhelozuar gjithmonë vajzat që kishin një motër, se unë kam një vëlla,”-shtoi Sara.