Kujt ia dedikuan? Banorët e “BBV” gdhendin në trup tatuazhe

Sot ishte dita e tatuazheve brenda “Big Brother VIP”. I pari që gdhendi në trup një dedikim ishte Luizi. Ai vizatoi në pjesën e brendshme të parakrahut syrin e Kiarës dhe firmën e saj me logon e Big Brother VIP.

Më pas, banorët e tjerë shprehën dëshirën të bënin diçka. Olta Gixhari vendosi të shkruante në parakrah, emrin e djalit të saj 2-vjeçar, Amar. Aktorja u emocionua shumë dhe vendosi që t’ua tregonte banorëve rezultatin.

U emocionova, e kam bërë nga ana e zemrës”– tha aktorja.

Shpati nga ana tjetër, njëjtë si Luizi, bëri një sy. Se të cilës janë nuk e tregoi.

Ndërsa Keisi bëri tatuazh firmën e të atit dhe kodin Vip 15.

Ndërkohë, banori i ri i këtij formati Qetsori, deklaroi se ka dëshirë të bëjë ditëlindjet e fëmijëve.

Tatuazhi i Luizit mori më shumë vëmendje, pasi ishte i gjetur dhe me dedikim për Kiarën. Kjo e fundit, u gëzua shumë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *