Moderatorja, Arbana Osmani ka rrëmbyer sërish vëmendjem pas një veprimi që ka bërë ndaj vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj.
Arbana ka vendosur që tashmë mos të ndjekë më binjakët e njohur në Instagram, ndonëse Donaldi e ka bërë ‘unfolloë’ muaj më parë ndërsa Romeo vijonte e ndiqte moderatoren.
Kujtojmë që pas Big Brother flitej se Donaldi kishte përplasje me produksionin e BBV. Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Arbana publikoi asokohe një “Instastory” ku bëri me dije se nuk ka pasur asnjë konflikt me Donaldin. Jo vetëm kaq por ajo ka falënderuar çdo konkurrent, aq më tepër Donaldin, pasi sipas saj, ai ka dhuruar emocione pa fund.
“Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë”, shkruante Arbana.
Vlen të përmendet se gjatë “Post Big Brother VIP” Arbana rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të formatit me deklaratat për Donaldin. E madje edhe ironizoi në një farë mënyre nismën e tij për të ndërtuar katër shtëpi, duke u mbështetur në ironinë e saj edhe nga Arbër Hajdari.