Kujtim Gjuzi: Kirurgët kërkojnë 300 euro për operacion, do iu vij ndonjë ditë atje…

Nga Kuvendi, kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka lëshuar akuza të rënda lidhur me bluzat e bardha. Në fjalën e tij, Gjuzi tha se ka ende kirurgë në vend që kërkojnë para për operacione, duke paralajmëruar se një ditë do t’u shkojë për t’i inspektuar. Gjuzi tha se ka kirurg që kërkojnë 300 euro për operacion, ndërsa paralajmëroi se do ta monitoroj këtë çështje.

“A janë të certifikuara vaksinat kineze? Unë mendoj se jo. Është e drejta juaj të mendoni dhe të thoni se kryeministri neotoaman, ka firmosuar xhaminë me 4 minare, ne i kemi me 4. Edi Rama mos thuaj se nuk je neo-otoman. Ka kirurg që kërkojnë 300 euro për operacion. I them se do t’ju vij ndonjë ditë atje. Do jem në Kuvend se jam kryetar i Partisë Konsveratore. Do jem tek ky dhe në çdo Kuvend që do të vijë”, tha Gjuzi.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *