Pas një pritje të gjatë, më shumë nga çfarë ishte parashikuar, skuadra e Kukësit më në fund do të mund të luajë në shtëpi në stadiumin e ri.
Inaugurimi do të bëhet në ndeshjen e rëndësishme ndaj Lacit, e cila do të luhet me 23 prill.
Më 23 prill tifozët do të mund të shikojnë skuadrën e zemrës të luajë në stadiumin e saj pas afro 3 vitesh.
Kukës Arena është gati për të pritur një ndeshje të Abissnet Superiores, teksa stadiumi i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga UEFA.
Në këtë mënyrë skuadra e Diego Longos do të ketë një “armë plus” për ndeshjet e mbetura të sezonit teksa do të zhvillojë ndeshjet si pritëse në stadiumin e rikonstrukturuar.
Aktualisht skuadra e Kukësi ka arritur të grumbullojë 45 pikë, e renditur ne vendin e tretë, ku diferenca mes verilindorëve dhe kurbinasve kundërshtarë është vetëm 2 pikë, teksa mes tyre do të luftohet për vendin e dytë./Priza.al