Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kukësit. Ai akuzohet për dhunë në familje.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.A. banues në fshatin Topojan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 37 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.