Një 23-vjeçar raportohet i humbur në Kukës.
Mësohet se i riu ishte larguar mbrëmjen e djeshme për të mbledhur boronica dhe nuk është kthyer më në banesë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.