Prej më shumë se 10 ditësh punonjësit e shërbimit zjarrfikës, vijojnë punën dhe përpjekjet për të izoluar vatrat aktive të zjarrit në malin e Gjalicës, ku janë shkrumbuar mbi 10 hektarë me pisha dhe bimësi.
Ekipi zjarrfikës, zonat e mbrojtura, drejtoria e pyjeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po vijojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit në malin e Gjallicës, vatër e rënë në datën 25 korrik.
Pavarësisht përpjekjeve me mjete rrethanore të punonjësve dhe banorëve të fshatit Shtiqën flakët nuk janë vënë në kontroll.
Aktualisht, zjarri ka përfshirë zonën e lartë me pisha halore të Gjallicës, duke dëmtuar një ndër pjesët më të bukura të saj.
Terreni i thepisur dhe lartësia e madhe, prej 2100 metra, është e pa mundur ndërhyrja e automjeteve.
Vatrat aktive të zjarrit të favorizuara nga era, u përhapën ,me shpejtësi në zonë. Gjatë këtyre 10 ditëve, e vetmja mundësi ishte ndërhyrja nga ajri, por një ndihmë e tillë nuk u pa, e tashmë shpresa e vetme janë reshjet e shiut për të shuar zjarrin.
Nderkohë, ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Gjalicës. Një helikopter ushtarak do te kryeje operacionin e hedhjes së ujit mbi vatrën e zjarrit.