Kukësi ka arritur të fitojë një ndeshje të rëndësishme në transfertë kundër Laçit, duke marrë fitoren e parë sezonale. Ka mjaftuar goli i Barbosës, që verilindorët të merrnin 3 pikë në fushën e vështirë të kurbinasve.
Edhe pse bardhezinjtë tentuan të reagonin, në fund ishte skuadra e Enkeleid Dobit që fitoi në këtë javë të gjashtë të Superiores. Pas kësaj ndeshje Kukësi ngjitet në vendin e tetë me 5 pikë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e fundit me 3 pikë.
Egnatia dhe Kastrioti kanë barazuar pa gola në Rrogozhinë, sfidë e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.
Sfida nisi me një ritëm të lartë nga skuadrat, por më pas të dyja u mbyllën në mënyrë që të mos pësonin. Në pjesën e dytë krutanët tentuan të surprizonin me kundërsulme vendasit, por protieri Sherri ishte i vëmendshëm në çdo rast. Kështu, Egnatia shkon në kuotën e 8 pikëve në vendin e 6, ndërsa Kastrioti një pozicion më poshtë me 6 pikë.