Kukësi ‘pushtohet’ nga dëbora, Mbrojtja Civile e cilëson situatë normale! Ja masat e marra

Qarku i Kukësit është ‘pushtuar’ nga shiu, dëbora dhe erëra të forta. Mbrojtja Civile bën të ditur se kontraktorët janë në punë gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Deri tani nuk ka asnjë problematikë urgjente, furnizimi me ujë dhe me energji elektrike mësohet se është normal në të gjithë qarkun e Kukësit.

Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës

Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjezit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore.Lartësia borës në Shishtavec 15 cm, në Valbonë 15 cm . Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.

>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

> Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *