Një shtetas 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg, pasi akuzohet për kultivim dhe tregtim të lëndës narkotike tip kanabis. I arrestuari është Vladimir Mardeda.
Mediat britanike shkruajnë se arrestimi është kryer më 3 shkurt 2021, ku policia ushtroi kontrolle në 18 adresa në zonën e Reading, si dhe në 7 adresa në Blackburn, Sunderland, Birmingham dhe Londër.
Së bashku me shqiptarin, është arrestuar dhe një shtetas i huaj, i quajtur Jahi Holmes.