Një person është arrestuar në Kurbin të Lezhës pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në banesën e tij.
Nëpërmjet vëzhgimit me dron, është bërë i mundur zbulimi i 94 fidanëve të kanabisit që i arrestuari Valentin Cara i kishte mbjellë pas banesës së tij.
Fidanët e kanabisit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa pronari i banesës, akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë policia vijon me kontrollet në terren dhe në zona të pyllëzuara për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.