Kultivim kanabisi/ ‘Pastrime’ në Policinë e Përmetit, pezullohen nga detyra disa zyrtarë

Disa zyratrë të Policisë në Përmet janë vënë nën hetim pasi dyshohet se janë përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Përmetit.

Bëhet fjalë për shefin e Komisariatit të Policisë në Përmet, Petrit Gjokaza, ish-shefi i Krimeve, Shpëtim Makashi, dhe disa efektivë Policie. Ky vendim ka ardhur pas një hetimi përreth 5 muaj, ndërsa zyrtarët Policisë akuzohen për shpërdorim detyre.

Pas nisjes së hetimeve nga ana e strukturave të posaçme, shefi i Komisariatit të Policisë së Përmetit, Petrit Gjokaza, është pezulluar nga detyra deri në një vendim përfundimtar ndaj tij. Gjatë së dielës, është vendosur në “Arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra për ish-shefin e Krimeve të Komisariatit të Përmetit, Shpëtim Makashi, i cili aktualisht ishte me detyrë specialist në Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës.

Gjithashtu, janë pezulluar nga detyra edhe inspektorët, Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj, me detyrë n/ specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Përmet, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Detyrim me paraqitje” dhe “Pezullim nga detyra”.

Në prangat e Policisë së Përmetit ka përfunduar edhe kryeplaku i fshatit Frashër, Klodijan Mustafa, 43 vjeç. Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë se Përmetit. Me urdhër të Gjykatës janë pezulluar nga detyra edhe shtetasi, Joan Allamani, me detyrë inspektor Pyjesh që mbulon Njësinë Administrative Frashër në Përmet, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë me paraqitje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *