Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Memaliaj këtë të mërkurë.
62-vjeçari kishte kultivuar 127 bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Kalivaç.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale, bimët e kanabisit u asgjësuan nëpërmjet djegies.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.