Kultivoi lëndë narkotike, arrestohet 65-vjeçari në Fier

Një 65-vjeçar është arrestuar në Fier, për kultivim të lëndëve narkotike.

Shtetasit me iniciale B. Ll., i është gjetur në një sipërfaqe toke bimë narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Roskovec/Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll., 65 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *