Kultivonin bimë kanabisi në vreshtin e rrushit, policia kap “mat” pas një muaji babë e bir në Mallakastër

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Shtetasit Sadik Canaj, 72 vjeç dhe Arjan Canaj, 65 vjeç akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njofimi i Policisë:

Mallakastër

Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Gryka”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe sekuestrohen 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit, procedohet në gjendje të lirë babai i tij. Në Mallakastër, gjatë operacionit “Gryka” u arrestua shtetasi Arjan Çanaj dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Sadik Çanaj

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi njëmujor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacionin policor i koduar “Gryka”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 65 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi S. Ç., 72 vjeç, banues në Klos, Mallakastër, pasi në fshatin Klos, në një parcelë rrushi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *