Kultivonin bimë narkotike brenda banesës, arrestohen 2 persona në Kurbin

Dy persona janë arrestuar nga policia në Kurbin, pasi kultivonin bimë narkotike gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se shtetasit me iniciale A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë dhe H. 51 vjeç, banues në fshatin Fushë Malbardhë, kultivonin bimë narkotike në banesat e tyre.

Të dy këta shtetas  akuzohen për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i operacioni policor të koduar “Gjormi” është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë,  pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Kurse, si rezultat i operacionit policor të koduar “Fushë Malbardhë” është arrestuar E.( I.). H. 51 vjeç, banues në fshatin Fushë Malbardhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 320 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *