Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kultivonin bimë narotike në banesë.
Shtetasit me iniciale Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç (babë e bir), akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Sakaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.
Njoftimi i Policisë:
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Sekuestrohen lëndë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.
Vihen në pranga babë e bir, procedohet penalisht në gjendje të lirë djali tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Processing”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë djali tjetër, shtetasi M. M., 16 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.