Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi kultivonin bimë narkotike.
Burime për median bëjnë me dije se janë arrestuar Kludjo Kociraj, 30 vjeç dhe Agron Abdulaj, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Treblovë.
Njoftimi i policisë:
Operacioni, nga Stacioni i Policisë Selenicë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Observe”.
Si rezultat i operacionit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Treblovë.
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë disa muajve dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Treblovë, në vendin e quajtur “Moçalet”, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë zonë u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.