Tre të rinj kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike.
Të rinjve me iniciale R. S., 19 vjeç, O. K., 18 vjeç dhe L. D., 34 vjeç, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia u janë sekuestruar sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Ndërkohë mësohet se 34-vjeçari ka qenë shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Shkodër, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe është bërë i mundur arrestimii i tij.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Njoftimi i policisë
Krujë
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori.
Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Halil, Fushë Krujë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;
- K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;
Gjithashtu, u ndalua shtetasi L. D., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi është shpallur në kërkim policor nga strukturat e DVP Shkodër, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”. Shtetasi L. D., iu dorëzua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/