Kultivonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë dhe tre shpallen në kërkim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në banesat e tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa. Janë proceduar në gjendje të lire dhe tre persona të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 2 persona, shpallen në kërkim 3, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim  parandalimin e kultivimit të canabisit kanë vijuar me  kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë  konstatuar në tentativë për kultivim të bimëve narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit  A. D., dhe A. Ç., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. D., B. H., dhe Z. B.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. N., O. S. dhe   S. H, pasi gjatë kontrollit të terriotit, në territorin e banesave të tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *