Kultivonin plantacione me drogë në Belgjikë/ SPAK sekuestron pasuritë e dy vëllezërve në gjykim

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me kërkesë të SPAK ka vendosur sekuestrimin e pasurive të dy vëllezërve Bardhok dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta, pasi dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale.

Dy vëllezërit Shota janë arrestuar dhe po gjykohen nga gjykatat belge, pasi akuzohen për platancione me kanabis, në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antwerp.

Në mesin e pasurive të sekuestruara nga SPAK, janë një pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.

Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *