Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi kultivonte kanabis.
Shtetasi me iniciale L.I., akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Nga Forca Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë, i datës 05.10.2021, për ndalimin e shtetasit L. I., 31 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, nga strukturat e DVP Vlorë, në fshatin Mërtiraj, Vllahinë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore dyshohet që 31-vjeçari të jetë autor i dyshuar i kësaj veprimtarive kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.