Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro bën thirrjen e çuditshme nga Gjirokastra.
Kjo sepse gjatë Panairit të Biznesit Kumbaro u ka bërë thirrje djemve grekë të vijnë të punojnë, jetojnë dhe martohen në Shqipëri. Por, sipas kësaj të fundit nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë edhe e anasjelltas.
“Bizneset apo miqtë grekë të vijnë të punojnë, të jetojnë, të dashurohen apo të martohen këtu në Shqipëri apo anasjelltas. Sepse mendja njerëzore dhe shpirti është njësoj si lumenjtë dhe zogjtë, të cilët nuk kanë pasaportë”, shprehet Kumbaro.