“Kundërmonte erë e keqe”, zjarrfikësit thyen derën dhe gjejnë të vdekur shqiptarin brenda banesës së tij

Policia e Kosovës është njoftuar nga qytetarët, se në pallatin ku ata banonin kundërmonte erë.

Mësohet se kur në vendin e ngjarjes zjarrfikësit kanë thyer dera e banesës, ku edhe është hasur një trup i pajetë, i gjinisë mashkullore.

Sakaq, nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë vdekjen e viktimës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Prizren, 14.05.2022 – NN. Banorët kanë njoftuar se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *