Opozita dhe mazhoranca janë bërë së bashku ditën e sotme nën një çadër. Shkak janë bërë rreshjet e shiut, deputetë dhe ministra u detyruan që të vinin në Kuvend me çadër.
E papërgatitur ishte deputetja e PD, Ina Zhupa e cila mbajti nën ombrellë deputetin socialist, Etjen Xhafaj.
Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në një seancë plenare ku Presidenti Volodymyr Zelensky dha mesazhin e tij mbi situatën në Ukrainë.