Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia e Peqinit. Adi Meçja akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar të riun me 2 muaj burgim.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Adi Meçja, 27 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.