Redjan Rraja ka vendosur të dërgojë ankimim në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar regjimin “41 biss”. Ai është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.
Përpara disa muajsh, Rraja bashkë Eldi Çalën u futën në grevë duke refuzuar vaktet e gatshme, pasi zyrtarët e burgjeve nuk ishin realizuar kërkesën e tyre për të pasur televizor në qelitë e kontrollit më të rreptë.
Gjykata ka akuzuar Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.