Kundërshtuan mbledhjet ‘online’ të Komisioneve Parlamentare, PD mbledh Grupin Parlamentar për të diskutuar rreth çështjes

Ditën e sotme do të mblidhet në selinë blu Grupi Parlamentar i Partisë Deokratike, ku do të diskutohet mbi vendimin që do të marrin demokratët për pjesëmarrjen për Komisionet Parlamentare dhe Reforma Territoriale.

Gjatë seancës së kaluar, çështja e Komisioneve Parlamentare shkaktoi debate të shumta në Kuvend mes opozitës dhe maxhorancës ku kjo e fundit  kërkon që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online për shkak të pandemisë, ndërsa Opozita kërkon takime tradicionale.

Anëtarët e Partisë Demokratike e komentuan vendimin e maxhorancës të marrë na konferencën ek ryetarëve si një përpjekje për t’i mbyllur gojën Opozitës. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se për gjëra të rëndësishme mund të mblidhen edhe fizikisht.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *