Sfida mes Liverpulit dhe Uolves, e vlefshme për Kupën e Anglisë është mbyllur në barazimin 2-2, duke shtyrë kualifikimin në raundin tjetër për ndeshjen e kthimit në fushën e Uolves.
“Ujqërit” kaluan të parët në avantazh të cilët morën një dhuratë nga portieri Alison dhe Guedes e ktheu në gol në minutën e 26. Teksa loja po i drejtohej dhomave të zhveshjes, një superkrosim i Aleksandër-Arnold u kthye në gol nga Nunjez.
Pjesa e dytë kishtë të njëjtin ritëm me Salah që gjeti golin e avantazhit për Liverpulin në minutën e 52, më pas barazimi erdhi nga Uang në minutën e 66. Deri në fund, “Redsat” patën disa raste shënimi, por pa arritur të gjejnë golin e fitores.