Kupa e Botës 2022/ Katari vendos rregullat e reja për futbollistët dhe tifozët

Katari ka vendosur që të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në Botërorin e 2022-ës do duhet që të gjithë të jenë të vaksinuar.

Autoritetet shëndetësore të Katarit kanë diskutuar me qeverinë e futbollit botëror, FIFA dhe me palët e treta që t’i garantojnë se të gjithë lojtarët pjesëmarrës të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Katari ka njoftuar se edhe tifozët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion  duhet të jenë vaksinuar. Një hipotezë tjetër në shqyrtim është se lojtarët No-Vax do të duhet të dorëzojnë teste negative çdo tre ditë

“Në kohën e pandemisë, Katari, si vend pritës, do të japë garancitë e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në aktivitet.” Të gjithë pjesëmarrësit duhet të ndjekin këshillat e autoriteteve të Katarit dhe udhëzimet më të fundit nga Ministria e Shëndetit Publik.

Informacioni i plotë mbi masat e sigurisë Covid-19 do t’i komunikohet të gjitha grupeve ndërsa i afrohemi Kupës së Botës, “tha një zëdhënës i FIFA-s për The Athletic.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *