Brazili është favorit për të fituar Kupën e Botës në Katar për të gjashtën herë në historinë e tij, sipas një sondazhi të Reuters që parashikoi me sukses edhe fituesin në vitin 2010.
Sondazhi i 135 analistëve të tregut që ndjekin futbollin në mbarë botën ra dakord me kompanitë e basteve që Brazili do të triumfojë për herë të parë që nga viti 2002.
Pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se prisnin që Brazili të fitonte, ndërsa 30% u ndanë në mënyrë të barabartë midis Francës dhe Argjentinës.
“Brazili ka një shans të madh këtë herë me shumëllojshmërinë e tyre në sulm të kombinuar me përvojën e Casemiro dhe Thiago Silva në prapavijë”,- tha Karima Kapoor, ekonomiste në Elara Capital në Mumbai.
“Ne shohim një shans 17% që Brazili të fitojë turneun, që përkthehet në shanset 5-1″ shkroi Peter Dixon, kreu i Fitch Solutions në Londër.
Fitorja e Spanjës në turneun e vitit 2010 në Afrikën e Jugut ishte sondazhi i fundit i Reuters që parashikoi saktë fituesin.