Federata Spanjolle e Futbollit ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër FIFA-s për shkak të vendimit për ndryshimin e formatit të Kupës së Botës për Klube pa asnjë konsultim.
Pritet të shihet se çfarë vendimi do marrë CAS, me La Liga-n që nuk e ka për herë të parë që ankohet për vendimet e FIFA. Në 2021 për shkak të kalendarit të ngjeshur me ndeshjet e kombëtareve në Amerikën Latine, lojtarët u detyruan të kthehen në Spanjë brenda 48 orëve, me La Liga-n që shtyu disa ndeshje.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino njoftoi në dhjetor 2022 se 32 ekipe do të garojnë në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025. FIFA planifikon të mbajë një Kupë Botërore të Klubeve të zgjeruar çdo katër vjet në vend të turneut aktual vjetor.