Kupa e Botës/ Ligji i Katarit frikëson tifozët: Dënim me vdekje nëse kapen duke kontrabanduar drogë

Në kupën e botës që do të zhvillohet në Katar, tifozët që do të tentojnë të kontrabandojnë kokainë do të përballen me dënimin me vdekje.

Mediat britanike raportojnë se tifozët që mendojnë të fusin lëndë narkotike (kokainën) në Katar janë paralajmëruar se do ta shohin veten në probleme serioze.

Referuar ligjit nr. 9 të vitit 1987 për kontrollin dhe rregullimin e kontrollit për lëndët narkotike dhe substancave të rrezikshme, personat që kontrabandojnë drogë në Katar përballen me 20 vjet burg dhe një gjobë nga rreth 21 mijë deri në 64 mijë paund.

Ndërsa shkelësit e përsëritur si dhe kontrabanduesit në sasi të madhe të kokainës mund të dënohen me vdekje ose burgim të përjetshëm.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *