Kupa e Botës mbërrin në Shqipëri, Rama ironizon modelin me përmasa të vogla: E kanë sjellë sipas gjatësisë

Këtë të diel ka mbërritur në Shqipëri, Kupa e Botës.

Kjo si një vazhdim i traditës së Kupës së Botës që zbarkon në 51 shtete përpara nisjes së turneut prestigjioz, që këtë vit do të zhvillohet në nëntor.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e mbërritjes, ku bashkë me të ishte edhe ish-futbollisti legjendar i Arsenalit dhe kombëtares braziliane Grabiel Silva. Ky i fundit, kishte një surprizë për kryeministrin, që nuk ka lojë pa batuta.

“Po e kanë sjellë sipas gjatësisë. Kjo do të mbahet me krenari në muzeun e dhuratave, në zyrën e kryeministrit. E shihni, kjo është kupa e tretë”, tha Rama teksa morri në duar një model me përmasa të vogla të Kupës së Botës.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *