Dy prej ekipeve më të mira të kampinaatit shqiptar, Teuta dhe Vllaznia, plotësojnë fazën gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë.
Dy skuadrat kaluan me sukses sfidat e tyre në shtëpi, duke vazhduar rrugën drejt trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.
Teuta kaloi 1-0 Kukësin, që dështon në objektivin më të rëndësishëm të këtij sezoni. Sfida e luajtur në “Niko Dovana” u vendos nga goli I shpejtë i shënuar nga Emiliano Vila që në minutën e nëntë.
Me rezultatin 1-0, Vllaznia mundi Korabin në “Loro Boriçi”. Njeriu i suksesit për shkodranët ishte Kruja, që shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 16-të.
Ky sukses mban në lojë Vllazninë, ndërsa largon krizën nga skuadra e Thomas Brdaric.
/Priza.al/