Të shohësh në ëndërr që partneri juaj po ju tradhton, gjithsesi është një përvojë shqetësuese, mirëpo kjo nuk do të thotë se tradhtia ndodh edhe në realitet. Më së shpeshti është pasojë e braktisjes emocionale. Nëse obligimet afariste të partnerit tuaj janë shtuar, ndërsa ai ka gjithnjë e më pak kohë për t’jua kushtuar juve, ëndrra për tradhtinë e tij është pasojë e pritur.
Seks “i befasishëm”
Përvoja seksuale me dikë i cili në realitet nuk ju është tërheqës, tregon për atë që ndonjë karakteristikë e atij personi ju pëlqen shumë dhe që në mënyrë të fshehtë e dëshironi ta keni për vete.
Të bësh dashuri me një të panjohur
Është një nga ëndrrat më të zakonshme. I panjohuri në ëndërr, me të cilin konsumon një raport intensiv, korrespondon me një pjesë tënden që nuk e njeh, ose nuk arrin ta pranosh.
Seks me ishin
Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, veçanërisht nëse ai ose ju ka lënë. Nëse jeni tashmë në një lidhje të re, ëndrra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ishi është shfaqur si një shenjë se duhet përsëri ta nxisni pasionin.
Personi që urreni
Më shumë huti mund të sjell ëndrra kur jeni në përqafim të zjarrtë me personin që vërtetë e urreni. Por, ndonëse duket e pamundshme, do të thotë se ai person, sado që është i padëshirueshëm, ka cilësi që edhe ju dëshironi t’i keni.
Partneri i/e gjinisë së njëjtë
Mos bëni panik nëse ëndërroni seks me partnerin e gjinisë së njëjtë, nKjo nuk do të thotë se keni ndryshuar orientimin seksual, por kërkoni më shumë mirëkuptim dhe përkujdesje nga partneri i juaj.
Seks me të huajin
Të bëni seks me të panjohurin enigmatik paraqet dëshirën e juaj begatoni jetën e juaj dhe aty të futni më shumë misterie. Ëndrra e tillë është edhe më e rëndësishme nëse ju dhe partneri juaj nuk keni jetë të kënaqshme seksuale, shkruan Telegrafi… Ëndrra për seks “në treshe” mund të sinjalizoj dëshirën që të largoheni nga monotonia dhe të ktheni një shkëndijë në lidhjen tuaj.
Të bësh seks në një vend publik
Një ëndërr e tillë është tërësisht e lidhur me dëshirën tënde për të bërë gjëra të reja dhe nuk arrin të shprehësh ekzibicionizmin sepse ke frikë.
Të bësh dashuri me shefin
Tregon se je tërësisht e tërhequr pas pushtetit dhe dëshiron të bindësh veten se mund të bësh për vete këdo, madje dhe ata që duken të paarritshëm.
/Priza.al/