Kuqezinjtë më të favorizuar, si kuotohet në baste Shqipëri – Islandë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Islandën në “Air Albania”. Sfida vlen për Ligën B të Nations League, me kuqezinjtë që nuk kanë shanse për vendin e parë në grup, kjo pas humbjes në Izrael.

Sfida me Islandën në shtëpi duket e kalueshme edhe në baste. Koeficientët e kompanive evropiane favorizojnë djemtë kuqezi, që kuotohen me 2.10 për një fitore të mundshme.

Barazimi në këtë ndeshje vlen 3.10, teksa fitorja e miqve vikingë është 3.75.

Përballë tifozëve kuqezi në stadium, Kombëtarja duket se do e mbyllë me një tri pikësh këtë fushatë që nuk ishte në lartësinë e pritur.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *