Ndodh papritmas: dy njerëz takohen dhe ndjejnë se i përkasin njëri-tjetrit për një jetë të tërë … dhe këtu dashuria lulëzon në shikim të parë. Kur takohen dy njerëz, çfarë e nxit atë klikun që përcakton tërheqjen? A është e gjitha kjo një rastësi ?
Roli i neurobiologjisë
Sipas Stephanie Ortigue, profesoreshë në Universitetin e Sirakuzës (SHBA), ndjenjat e dashurisë mund të ndodhin që 0,2 sekonda pas kontaktit të parë me sy me dikë. Sipas Ortigue, kjo ndjenjë e dashurisë zhvillohet në dymbëdhjetë zona të trurit që punojnë së bashku për të çliruar kimikatet që nxisin euforinë – të tilla si dopamina, oksitocina, adrenalina dhe vasopressinat – dhe mund të ndodhë kaq shpejt sa që meriton përcaktimin e dashurisë me shikim të parë.
Neurobiologjia dhe psikologjia e zhvillimit janë dy disiplina plotësuese. Po, sepse për të kuptuar se çfarë shkakton ky klikim që përcakton tërheqjen mes dy njerëzve, duhet të kthehemi shumë prapa në kohë: në fëmijërinë tonë.
Lidhja empatike
Gjatë gjithë jetës sonë përjetojmë një prirje integruese të nevojave tona për kënaqësi që pasqyrohen në lidhjet me të tjerët. Çdo gjë fillon me fëmijërinë. Sipas H.S.Sullivan, i sapolinduri lëkundet midis një gjendjeje mirëqenieje dhe një gjendjeje tensioni të karakterizuar nga një lloj nevoje që ai shpreh nëpërmjet të qarit.
Një i rritur i ndjeshëm, nëpërmjet lidhjes empatike, është në gjendje të dallojë nevojat e fëmijës që kështu do të gjenerojë përgjigje integrative. Marrëdhënia midis nevojave të kënaqësisë dhe përgjigjeve priret të jetë integruese dhe kjo ndodh gjatë gjithë jetës.
Në realitet, kur një person të pëlqen apo nuk të pëlqen ai nuk po të tregon asgjë për të, por shumë për ty. Çfarë ka ai person që të kujton përvojën tënde të kaluar, që shkon për të vërtetuar sistemin tënd të besimit kur të pëlqen apo që e pengon kur nuk të pëlqen? Në mendjen tonë vjen vetëm “lëndë e parë” që nuk përpunohet, por që merr shkurtesa që aktivizon tek ne një farë “tërheqjeje të lëkurës” ose “neveri të lëkurës”.
Nevoja të pa plotësuara dhe dashuri me shikim të parë
Pas kaq shumë konceptesh teorike i kthehemi pyetjes fillestare: çfarë shkakton ai klik që përcakton tërheqjen? Nevojat e pa plotësuara mund të çojnë më lehtë në dashuri me shikim të parë!
Kjo “tërheqje” e fortë që mund të përjetohet pas vetëm disa shikimeve nuk është vetëm kimike, nuk është thjesht një emocion, por është një gjendje e ndërlikuar emocionale e mendjes që, ashtu si dashuria, përfshin dimensione të ndryshme.
Në një takim të vetëm, ndodhi “ajo diçka” që shkaktoi një gjendje të aktivizimit nervor në përgjigje të një nevoje të pazgjidhur për kënaqësi që stagnonte në një nivel të pavetëdijshëm. Nuk është një forcë misterioze, por nevoja të pa plotësuara që për shumë kohë janë shpërfillur dhe që ndoshta nuk jeni as në dijeni që keni.
Kur të tërheq dikush tashmë pas disa shkëmbimeve, dije se nuk është fati, as shpirti yt binjak. Është vetëm një gjendje tensioni e brendshme e jotja që kërkon ushqim dhe njeh te tjetri atë që mund ta sigurojë.