Plane për fëmijë të dytë? Ja si përgjigjet Orinda Huta

Këngëtarja, moderatorja e njohur Orinda Huta dhe producenti Turjan Hyska janë prindër të një vajze të quajtur Atara. Tashmë të gjendur përballë këtij roli të ri në jetë, çifti mundohet ta shijojë sa më shumë jetën me vajzën që kaq shumë e dëshironin.

Si çdo çift që janë bërë prindër për herë të parë, edhe ata nuk kanë shpëtuar nga pyetja e zakonshme; se kur do sjellin në jetë një fëmijë të dytë.

Moderatorja e njohur iu përgjigj shkurt dhe qartë:

“Kur të jetë plani i Zotit, pra kur të bëhet vullneti i tij, nëse vullneti i tij do që Atara të bëhet me motër ose vëlla së shpejti, ne do ishim familja më e lumtur në botë, kështu që shpresojmë që Zoti ta ketë në planet e tij”-thotë Orinda.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *