Melisa Lleshi dhe Andi Shehi rezultoi çifti që i rezistoi më së shumti ‘sfidave’ pas Përputhen. Çifti mori hapa shumë të rëndësishëm për lidhjen e tyre aq sa filluan dhe bashkëjetesën.
Melisa, së fundmi, realizoi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory.
Ajo zbuloi se gjëja që e acaron më shumë tek Andi është fakti kur ai nuk ia “var”, pasi luan shumë në playstation.
Njëri nga ndjekësit e pyet se kur do të fejoheni meqë kanë deklaruar se do të jenë bashkë gjithmonë dhe Melisa la Andin t’i përgjigjej kësaj pyetjeje. Ish-konkurenti tha vitin tjetër, ndërkohë që këngëtarja shkroi “Thjesht po bëjmë shaka”.
Çifti vendosi gjithashtu t’u shuante kureshtjen të gjithëve duke publikuar edhe bisedën e fundit që kishin bërë bashkë në rrjetin social “Whatsapp”.
Në të shkruhej:
Andi: Mirë dashuria ime.
Melisa: Dy zemra të kuqe emoji. Në 9 e 15 mbaroj jetë.
Andi: Bëj ndonjë video të të shoh pak lali.
Melisa: Okay.
Lleshi nuk e tregoi se për çfarë videoje bëhej fjalë, por shkroi krahas fotos se ka qenë duke u praktikuar. Mbase ish-konkurrentja e “Për’puthen” po punon me ndonjë projekt të ri muzikor, por mbetet të presim derisa ajo vetë të zbulojë më shumë detaje.
/Priza.al/