Bashkimi Evropian deklaroi se nuk ka asgjë të re për heqjen e masave.
“Nuk ka asgjë të re për t’i shtuar asaj që kemi komunikuar në javët e kaluara – diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Telegrafin.
Zyrtarë shtetëror kanë deklaruar disa herë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave.
Ndër masat që janë vendosur nga BE-ja janë pezullimi i punës së trupave të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, po ashtu është suspenduar puna në miratimin apo aprovimin e fondeve për IPA 2024.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po ashtu kishte njoftuar se janë pezulluar aprovimet e reja për projekte, por nuk është pezulluar asnjë projekt i BE-së që ka qenë duke u zbatuar.
Kosova nga vera e vitit 2023 ka qenë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.